Ekstradohet nga Belgjika në Kosovë një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka realizuar ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Belgjika, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës. Sipas njoftimit të Policisë, ekstradimi është realizuar më 25 nëntor 2026, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante të Policisë…
Lajme
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka realizuar ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Belgjika, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.
Sipas njoftimit të Policisë, ekstradimi është realizuar më 25 nëntor 2026, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.
Personi me inicialet B.B. kërkohej për veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.
Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor do të vazhdojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare.
Ky bashkëpunim synon parandalimin, hetimin dhe zbulimin e aktiviteteve kriminale, si dhe identifikimin, gjurmimin dhe arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: