‘Xhuxhi më i fortë në botë’ do të martohet me femrën trasversite 1.90 cm e gjatë (Foto)

Anton Kraft ka thyer rekordin duke qenë në gjendje që të qojë peshë sa katër herë pesha e trupit të tij, dhe tani po i thyen barrierat.

Fun

30/03/2015 09:39

Një xhuxh me gjatësi prej vetëm 1.30 cm e që pretendon se është “njeriu më i fortë në botë”, po shpreson të thyejë edhe barriera të tjera, duke u martuar me të dashurën e tij transversite e gjatë 1.90 cm.

Anton Kraft e ka thyer rekordin në peshëngritje, duke qenë në gjendje për të ngritur peshë sa katër herë pesha e trupit të tij, por 52-vjeçari thotë se arritja më e madhe e tij është gjetja e dashurisë së re, transmeton lajmi.net.

1

Bodybuilderi, i cili është me origjinë nga Danimarka, por që tani jeton në Florida, tha se ra menjëherë në dashuri, posa e pa China Bell, pavarësisht faktit se ajo ishte e lindur si një mashkull.

“Florida është një nga shtetet që i lejon martesat e të njëjtës gjini – dhe në thelb ne të dy kemi të njëjtën gjini”.

“Mua më pëlqen takimi me një grua transversite, sepse ajo lindi si mashkull dhe është duke bërë çmos që të bëhet sa më femërore që të jetë e mundur”.

“Unë besoj se shumica e femrave që kanë lindur si femra, nuk merren me pamjen e tyre sa merret e dashura ime”.

2

Çifti ka gjashtë muaj që janë në lidhje dashurie dhe China thotë se është e lumtur me dashurinë e saj të re.

“Unë mendoj se Anton është aq seksi. Ai mban një titull bore dhe është një njeri shumë i rëndësishëm”.

“Unë kurrë nuk kam pasur takim me një djalë 1.30 cm të gjatë, dhe kur vendosa të pranoj ftesën, e bëra nga kurioziteti. Por tani jam e lumtur që atij i dhashë një shans, sepse ai është një person i mahnitshëm. (lajmi.net)

7

6

8

9

5

4