Xhensila jep lajmin e shumëpritur, ja kur lansohet ‘Ti ke çelësin e zemrës’

Më 1 shtator, çifti Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

ShowBiz

11/11/2017 12:39

Besi dhe Xhensila kishin organizuar dasmë madhështore me të ftuar familjarë, miq dhe kolegë të tyre, të cilët u argëtuan deri në orët e vona.

Dasma e tyre bëri bujë në media duke u përcjellur në çdo detaj nga ajo natë e paharruar për çiftin.

Xhensila ishte e ftuar për herë të parë në një intervistë në emisionin ‘Mirage’, ku foli më shumë rreth asaj nate dhe zbuloi të pathënat.

Ndër të tjera, ajo dha edhe një lajm që është pritur me padurim nga fansat e saj, atë të publikimit të këngës ‘Ti ke çelësin e zemrës’, të cilën këngë ia kishte dedikuar Besit në dasmë.

Për të kuptuar se kur do të lansohet kënga e Xhensilës dhe për të parë momentet më të bukura nga dasma e Xhensilës, shikoni videot e mëposhtme. /Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player