Xhemaj: Ishte takim i rregullt i Kryesisë së PDK
Drejtori i Komunikimit në PDK, Bashmir Xhemaj ka treguar para bë një konferencë para gazetarëve për mbledhjen e Kryesisë së PDK që u mbajt sonte në ora 22:00.

Lajme
“Ju faleminderit që jeni në këtë konferencë shtypi dhe për hirë të korrektësisë me ju dhe qytetarët e Kosovës, jam këtu ta konfirmoj në emër të Partisë Demokratike të Kosovës se mbledhja e kryesisë së PDK-së është planifikuar të mbahet sonte në ora 19 por është shtyrë për në ora 22 për shkak të angazhimit të disa anëtarëve të kryesisë dhe nuk është lënë për nesër paradite për shkak që disa anëtarë udhëtojnë jashtë Kosovës. Ky takim i rregulltë i kryesisë së partisë nuk ka pasur kurrfarë urgjence sic u raportua orën e fundit por ka të bëjë me vizitën nesër në Kosovë të Përfaqësuesit të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, z. Borell”, tha Xhemaj.
Ai tha se qëndrimet e plota të Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me këtë vizitë, formatin, agjendën dhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbië do të bëhen të ditura nesër përmes një konferencë shtypi që do të organizohet në seli të partisë. /Lajmi.net/