Xhemaili: Qeveria tani do të paguajë 8 milionë euro për një mosmarrëveshje mes dy kompanive private, kjo është çmenduri!
Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandidat për deputet, Kushtrim Xhemaili, ka komentuar rastin e Hotelit ‘Grand’ dhe deklaratën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Xhemaili përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Qeveria tani do të paguajë 8 milionë euro për një mosmarrëveshje mes dy kompanive private, shkruan lajmi.net. Ai…
Lajme
Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandidat për deputet, Kushtrim Xhemaili, ka komentuar rastin e Hotelit ‘Grand’ dhe deklaratën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Xhemaili përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Qeveria tani do të paguajë 8 milionë euro për një mosmarrëveshje mes dy kompanive private, shkruan lajmi.net.
Ai këtë e ka quajtur “çmenduri”.
“Dje, Qeveria e Kosovës humbi 8 milionë euro në Arbitrazh për një kontratë me të cilën shteti nuk ka pasur asnjë lidhje dhe nuk ka qenë as palë në kontest. E pabesueshme se si njerëzit u mashtruan kaq lehtë nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që gjoja e ka shpëtuar “Grandin”, kur në fakt askush nuk ia ka kërkuar. Qeveria tani do të paguajë 8 milionë euro për një mosmarrëveshje mes dy kompanive private. Kjo është çmenduri”, ka thënë Xhemaili.
Postimi i tij i plotë në Facebook: