Xhavit Haliti jep dëshmi në Bruksel për rastin e vrasjes së Enver Hadrit

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Xhavit Haliti, ka njoftuar se sot ka dhënë dëshmi në Gjykatën e Apelit në Bruksel rreth rastit të vrasjes së veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Enver Hadri. Ai tha se bazuar në pyetjet dhe dëshminë e dhënë, beson se Bozhidar Spasiq, Vesel Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq do…

Lajme

20/01/2025 21:32

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Xhavit Haliti, ka njoftuar se sot ka dhënë dëshmi në Gjykatën e Apelit në Bruksel rreth rastit të vrasjes së veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Enver Hadri.

Ai tha se bazuar në pyetjet dhe dëshminë e dhënë, beson se Bozhidar Spasiq, Vesel Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq do të rimarrin dënimin me burgim të përjetshëm.

“Dyshohet se të njëjtit urdhërdhënës që qëndrojnë pas vrasjes së Enver Hadrit, ishin të përfshirë edhe në atentatin e UDB-së ndaj meje në Zvicër në vitin 1990”, tha Haliti.