Xhami i pathyeshëm që mund ta zgjidhë problemin e ekraneve të smartfonëve

Shkencëtarët kanë zhvilluar një lloj të ri të qelqit, të pathyeshëm, bazuar në qëndrueshmërinë e guaskave.

Auto & Tek

30/06/2019 17:57

Përkundër komponentëve ‘të dobët’ që përbëjnë guaskat, këto mburoja mbrojtëse janë jashtëzakonisht të forta në sajë të një materiali rezistent ndaj thyerjes, i njohur me emrin ‘nakre’, transmeton lajmi.net.

Bazuar në natyrën e ‘nakre’-s, një ekip hulumtues ka krijuar një xham që është tre herë më i fortë se qelqi i shkrirë dhe deri në 24 herë më i fortë se qelqi i thjeshtë.

“Komponentët e xhamit të smartfonëve apo makinave janë më të brishtat në të gjithë sistemin”, ka potencuar Francois Barthelat, një inxhinier mekanik në Universitetin McGill.

‘Nakre, komponent ky i cili i ofron guaskës fortësinë, aranzhohet në formë të një muri me tulla, shpjegojnë tutje studiuesit.

Teknika gjithashtu mund të çojë në prodhimin e syzave me më fleksibilitet, që mund të përthyhet dhe të rikthehet pa dëmtime, thotë ekipi. /Lajmi.net/