Mesazh nga Kuvendi, Kadrijaj për krerët e UÇK-së: Gëzuar 28 Nëntorin!

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë një deklarimi në Kuvendin e Kosovës, ka përcjellë mesazh urimi për 28 Nëntorin, duke përmendur edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë. Kadrijaj tha se dëshiron t’i përshëndesë nga Kuvendi ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë. Ajo u shprehu urimet…

Lajme

26/11/2026 15:07

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë një deklarimi në Kuvendin e Kosovës, ka përcjellë mesazh urimi për 28 Nëntorin, duke përmendur edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.

Kadrijaj tha se dëshiron t’i përshëndesë nga Kuvendi ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Ajo u shprehu urimet për festën e 28 Nëntorit, duke shprehur shpresën që festën e ardhshme ta presin të lirë.

“Dua t’i përshëndes krerët e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë dhe t’ua uroj 28 Nëntorin. Shpresojmë që 28 Nëntorin e ardhshëm ta presin në liri”, deklaroi Kadrijaj.