Xhaka s’ka frikë nga Argjentina

Granit Xhaka ka thënë se Zvicra nuk ka çka të humb në ballafaqim me Argjentinën. Ylli kosovar beson se skuadra e tij mund të befasojë kundërshtarin.

Sport

28/06/2014 20:33

Mesfushori i Zvicrës, Granit Xhaka ka thënë se skuadra e tij nuk ka çka të humb në duelin me Argjentinën në kuadër të fazës eliminatore të Kampionatit botëror.

Ylli kosovar beson se skuadra helvetike mund të befasojë Argjentinën e Lionel Messit.

“Pa dyshim se Argjentina është favorite, por ne nuk kemi çka të humbim”, deklaroi Xhaka për mediat zvicerane.

“Ne deshëm të reagonim pas disfatës së thellë nga Franca dhe e bëmë këtë me fitoren në duelin e radhës me Hondurasin. Andaj, edhe kundër Argjentinës dhe Messit, gjithçka është e mundur”, u shpreh ai.