Xhaka “rekordmen” i kartonave të kuq që nga transferimi i tij në Angli
Arsenali arriti të nxjerrë një barazim të vlefshëm në Anfield pasi ishte me një futbollist më pak në fushë që nga minuta e 24-të.
Sport
Granit Xhaka u ndëshkua me karton direkt të kuq në minutën e 24-të të ndeshjes pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Diogo Jotas, duke e lënë skuadrën me një futbollist më pak për plot 71 minuta.
Liverpooli nuk arriti ta shfrytëzojë këtë duke mos e prekur rrjetën e kundërshtarit përkundër përpjekjeve të vazhdueshme për ta kërkuar epërsinë.
Xhaka me kartonin e kuq ka regjistruar një rekord të zi të tij që nga ardhja e tij në Angli.
Që nga sezoni i tij debutues me Arsenalin në 2016-17, asnjë lojtar i Premierligës nuk është përjashtuar më shumë herë në të gjitha garat sesa Granit Xhaka (5), raporton ‘Opta’.
5 – Since his debut season with Arsenal in 2016-17, no Premier League player has been sent off more times in all competitions than Granit Xhaka (5). Orders. pic.twitter.com/MLVP5gaGVH
— OptaJoe (@OptaJoe) January 13, 2022
Zvicërani është ndëshkuar plot tre herë që nga fillimi i sezonit të kaluar, raporton ‘Squawkaw në një statistikë tjetër.
Granit Xhaka has been sent off for the third time since the beginning of last season:
◉ 56’ vs Burnley (Dec 2020)
◉ 35’ vs Man City (Aug 2021)
◉ 24’ vs Liverpool (Jan 2022)They’re getting earlier each time. ? pic.twitter.com/F09dKIGN1J
— Squawka Football (@Squawka) January 13, 2022
Arsenali do ta ketë ndeshjen kthyese ndaj Liverpoolit të enjten e ardhshme, aty ku do të përcaktohet skuadra e cila do t’i bashkohet Chelseas në finalen e Kupës Carabao. /Lajmi.net/