Xhaka ‘përshëndetet’ me tifozët e Arsenalit

Granit Xhaka pritet sot të luajë ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Arsenalit. Sipas raportimeve të fundit mesfushori do t’i bashkohet ekipit gjerman, Bayer Leverkusen, përcjellë lajmi.net. Lojtari thuhet se ka rënë dakord me ekipin gjerman dhe ka mbetur vetë zyrtarizimi. Kështu sot Xhaka pritet të luajë ndeshjen e fundit me Arsenal. Në…

Sport

28/05/2023 11:35

Granit Xhaka pritet sot të luajë ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Arsenalit.

Sipas raportimeve të fundit mesfushori do t’i bashkohet ekipit gjerman, Bayer Leverkusen, përcjellë lajmi.net.

Lojtari thuhet se ka rënë dakord me ekipin gjerman dhe ka mbetur vetë zyrtarizimi.

Kështu sot Xhaka pritet të luajë ndeshjen e fundit me Arsenal.

Në ‘Emirates’ ‘Topçinjtë’ janë nikoqir të Wolves.

Përpara ndeshjes kosovari ka dhënë një sinjal që s’do jetë më pjesë e tyre, duke postuar një foto.

Aty shihet Xhaka me fanellën e Arsenalit me mbishkrimin: “Faleminderit Topçinjve’, teksa ka numëruar edhe trofetë e fituara me klubin.

Kujtojmë që ndeshja nis nga ora 17:30./Lajmi.net/