PDK-ja nuk marrë pjesë në seancën e së dielës
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka bërë të ditur se Grupi Parlamentar i PDK-së nuk do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, e cila është caktuar për të dielën. Musliu-Shoshi, në një linjë telefonike në emisionin “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se vendimi është marrë për shkak të situatës në të…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka bërë të ditur se Grupi Parlamentar i PDK-së nuk do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, e cila është caktuar për të dielën.
Musliu-Shoshi, në një linjë telefonike në emisionin “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se vendimi është marrë për shkak të situatës në të cilën, sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje e ka sjellë vendin, duke e akuzuar këtë parti për mosrespektim të marrëveshjes për votimin e nënkryetarëve të Kuvendit.
Ajo ka bërë të ditur gjithashtu se PDK-ja është duke përgatitur një kërkesë për Gjykatën Kushtetuese lidhur me situatën e krijuar në Kuvend.
“Tani ne kemi pasur një takim ku e kemi diskutuar këtë cështje dhe do të dorëzohet në afatin më të shkurtër kohor, pra sa më shpejt që ne mund ta përgatisim si lënd për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh deputetja.
Musliu-Shoshi, mes tjerash, bëri të ditur se mbetet përfundimtar vendimi i PDK-së për mospjesëmarrje në takime me kryetarin e VV-së.