Banerët me Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin vendosen në Likoshan para verdiktit të 16 shtatorit
Banera me mbishkrimin “LIKOSHANI JU PRET” janë vendosur në fshatin Likoshan të Drenasit, në shenjë mbështetjeje për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së verdiktit përfundimtar ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Në këta banera janë paraqitur figurat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kujtojmë se më 16…
Lajme
Banera me mbishkrimin “LIKOSHANI JU PRET” janë vendosur në fshatin Likoshan të Drenasit, në shenjë mbështetjeje për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së verdiktit përfundimtar ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Në këta banera janë paraqitur figurat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Kujtojmë se më 16 shtator pritet të shpallet verdikti përfundimtar ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë.
Likoshani ishte një nga vendet ku u zhvilluan përballje të ashpra gjatë luftës në Kosovë. Fshati dhe banorët e tij u përballën me sulme të forcave serbe, ndërsa rezistenca në Likoshan mbetet një nga episodet e njohura të luftës së vitit 1998. Ngjarjet në Likoshan shënuan një nga momentet e hershme dhe më të përgjakshme të përshkallëzimit të luftës në Kosovë.