Xhaka në dyshim për ndeshjen ndaj Liverpoolit

Arsenal ka konfirmuar gjendjen e lojtarëve para ndeshjes ndaj Liverpoolit.

Sport

02/04/2021 19:31

Arsenali konfirmoi se gjatë ditës së sotme ka vlerësuar futbollistët pas rikthimit nga detyrat e tyre me Kombëtaret, shkruan lajmi.net.

“Graniti nuk ndihej mirë në mëngjes dhe e humbi stërvitjen e sotme”, tha klubi.

“Gjendja e Granitit do të adresohet edhe njëherë para ndeshjes të së shtunës”, deklaroi Arsenali në uebfaqen e tyre.

“Ndërsa të gjithë lojtarët e tjerë janë të gatshëm për selektim”, përfundoi Arsenal./Lajmi.net/