Xavi tremb Barcelonën
Tashmë një kohë të gjatë është një prej futbollistëve kryesor të Barcelonës, por kjo nuk do të thotë se është i sigurt qëndrimi i tij në klub deri në përfundim të karrierës. Xavi Hernandez, 33-vjeç, produkt i akademisë së famshme të gjigantit katalan, La Masia ka kaluar gjithë karrierën e deritashme në Nou Camp. Mirëpo,…

Sport
Tashmë një kohë të gjatë është një prej futbollistëve kryesor të Barcelonës, por kjo nuk do të thotë se është i sigurt qëndrimi i tij në klub deri në përfundim të karrierës.
Xavi Hernandez, 33-vjeç, produkt i akademisë së famshme të gjigantit katalan, La Masia ka kaluar gjithë karrierën e deritashme në Nou Camp.
Mirëpo, i pyetur nëse do t’i kalojë ditët e fundit si futbollist në Barcelonë, Xavi dha indikacione se mund të konsiderojë mundësinë e largimit.
“Është vështirë ta përfundoni karrierën në Barcelonë”, deklaroi ai.
“Nuk e di nëse do ta përfundoj karrierën time këtu”. Deklaratat e befasishme nga Xavi vijnë vetëm disa javë pas njoftimeve se Manchester United ka shprehur interesim për transferimin e tij.
Menaxheri David Moyes thuhet se kërkon mjeshtrin e Barcelonës në Old Trafford në kontratë dyvjeçare. Xavi ka marrëveshje me Barcelonën deri më 2016.