Xavi: Piques i pëlqen të përmendet nga të tjerët, është sikur drogë për të

Xavi Hernandez beson se lajmet e fundit nuk do t’i ndikojnë për keq mbrojtësit katalan, Gerar Pique.

Sport

20/04/2022 16:55

Lojtarit të Barcelonës i janë publikuar disa audio-incizime ku ai përfshihet si ndërmjetësues dhe përfitues nga marrëveshjet e RFEF me Arabinë Saudite për Superkupën e Spanjës.

Po ashtu, lojtari së fundmi u dëgjua tek kërkonte edhe një vend në skuadër për Lojërat Olimpike. Gjithsesi, gjithë këto duket se pëlqehen nga Pique. Kështu beson Xavi Hernandez, trajneri i skuadrës.

“Atij i pëlqen të përmendet nga njerëzit. Unë jam më diplomatik. E njoh atë. Nëse duk do ishte i fokusuar, do ta paralajmëroja, por vëmendja e nxit atë. Është adrenalinë për të”, ka thënë Xavi Hernandez, transmeton lajmi.net.

“Është sikur drogë, në kuptimin e mirë të fjalës. Ai është i fokusuar”, shtoi trajneri i Barcës.

Gerard Pique mungoi në ndeshjen e fundit, si pasojë e një lëndimi të pësuar. Ai pritet të kthehet për ndeshjen e ardhshme. /Lajmi.net/