Xavi për Ter Stegen: Është një ndër portierët më të mirë në botë

Xavi Hernandez e ka lavdëruar portierin e Barcelonës, Marc Andre Ter Stegen.

Sport

22/04/2022 09:25

Portieri, tash e shumë vite, është një ndër pikat më të forta të Barcelonës, e për rrjedhojë nga shumëkush është cilësuar si një ndër portierët më të mirë në botë.

Njëjtë po mendon edhe Xavi, sipas të cilit gjermani është një lider i vërtetë dhe është shumë i rëndësishëm për klubin.

“Ter Stegen është shumë i rëndësishëm për mua. Ai është një lider. Është një ndër portierët më të mirë në botë”, theksoi tekniku, transmeton lajmi.net.

Portieri iu bashkua Barcelonës në vitin 2014 për shumën e 12 milionë eurove. /Lajmi.net/