Xavi për rikthimin e mundshëm të Messi: Ta lëmë atë të qetë, i pengojmë nëse flasim

Xavi Hernandez është pyetur për rikthimin e mundshëm të Lionel Messi te Barcelona. Trajneri spanjoll, Xavi Hernandez është paraqitur sot në konferencë për shtyp, ku është pyetur për një rikthim të mundshëm të Leo Messit në ‘Camp Nou’. Xavi ka refuzuar të jap komente, duke thënë se spekulime të tilla vetëm i pengojnë shokut të…

Sport

03/10/2022 19:20

Xavi Hernandez është pyetur për rikthimin e mundshëm të Lionel Messi te Barcelona.

Trajneri spanjoll, Xavi Hernandez është paraqitur sot në konferencë për shtyp, ku është pyetur për një rikthim të mundshëm të Leo Messit në ‘Camp Nou’.

Xavi ka refuzuar të jap komente, duke thënë se spekulime të tilla vetëm i pengojnë shokut të tij argjentinas, i cili po luan te PSG.

“Mendoj se tani s’është koha e duhur për të folur për Leo”, ka thënë Xavi, transmeton lajmi.net.

“Ai është një shok i imi, ai është mirë atje, edhe ne jemi mirë. Nuk i bëjmë mirë atij nëse flasim për këtë”, shtoi trajneri i Barcës.

Këto fjalë, Xavi i ka thënë një ditë para ndeshjes ndaj Inter. /Lajmi.net/