Xavi për garën në La liga: Këtë vit ne jemi afër
Xavi Hernandez është pyetur në lidhje me garën që do të zhvillohet sivjet për titullin e La ligas. Tekniku spanjoll mendon se këtë vit skuadra e tij është shumë më afër se sezonin e kaluar. “Këtë vit e ndiej se jemi më afër. Unë mendoj kështu”, theksoi ai për El Chiringuito, transmeton lajmi.net. Aktualisht, Barcelona…

Sport
Xavi Hernandez është pyetur në lidhje me garën që do të zhvillohet sivjet për titullin e La ligas.
Tekniku spanjoll mendon se këtë vit skuadra e tij është shumë më afër se sezonin e kaluar.
“Këtë vit e ndiej se jemi më afër. Unë mendoj kështu”, theksoi ai për El Chiringuito, transmeton lajmi.net.
Aktualisht, Barcelona qëndron në pozitën e dytë në tabelë, me dy pikë më pak se Real Madridi lider.
Në këtë sezon të ri, katalunasit regjistrojnë të gjitha fitore, pos një barazimi. /Lajmi.net/