Xavi kritikon Neymarin
Ish mesfushori i Barcelonës, Xavi, ka kritikuar sulmuesin Neymar për sjelljen e tij gjatë paradës me autobus të hapur në qytet.

Sport
Xavi pati mosmarrëveshje me Neymarin gjatë paradës së Barcelonës me autobus të hapur në qytet, pas triumfit në Ligën e Kampionëve.
Legjenda e gjigantit katalan ka pranuar se ishte i pakënaqur me sjelljen e brazilianit.
“U mundua të më zbath, dhe më shtyu derisa isha duke qëndruar në skaj të autobusit. U kam thënë të gjithëve që t’i ndërprenë marrëzitë dhe të përqendrohen tek njerëzit në rrugë, të cilët kanë ardhur për të na përshëndetur derisa kalonim me autobus”, u shpreh ai.
“Këto parada janë për tifozët. Nuk mund të bëni çfarë të doni”, theksoi Xavi, futbollist i ri i Al-Sadd.