Xavi kërkon transferimin e futbollistit të Benfikës

Tekniku spanjoll duket se nuk është i kënaqur plotësisht me futbollistët që ka në dispozicion.

Sport

30/11/2021 18:48

Skuadra e Barcelonës nuk e ka nisur edhe aq mirë këtë edicion, dhe trajneri i ri Xavi Hernandez po mendon të bëjë disa ndryshime, transmeton lajmi.net.

Sipas mediave portugeze, Xavi ka kërkuar transferimin e futbollistit të Benfikës, Alejandro Grimaldo.

Grimaldo është produkt i akademisë së Barcelonës “La Masia” dhe ishte pjesë e gjigantit spanjoll në vitet e para të karrierës para se të kalojë në Portugali në vitin 2016.

Xavi e sheh Grimaldo si zëvendësues ideal të Jordi Albas dhe ka kërkuar ta ketë në skuadër nga edicioni i ardhshëm.

26-vjeçari, këtë edicion ka luajtur 22 ndeshje me Benfikën në të gjitha garat duke realizuar tre gola e katër asistime. /Lajmi.net/