Xavi ia thotë në sy Piques – mbrojtësi nuk do të jetë startues sezonin tjetër

Xavi Hernandez i ka dhënë një mesazh të qartë mbrojtësit të Barcelonës, Gerard Pique.

Sport

13/06/2022 17:55

Pique ka akoma kontratë me Barcelonën dhe nuk po mendon për shkëputjen e saj.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Xavi i ka bërë të qartë mbrojtësit Pique se ai nuk do të jetë startues i skuadrës gjatë sezonit tjetër, përcjell lajmi.net.

Kjo nuk ka bërë që qendërmbrojtësi të ndryshojë mendjen.

Thuhet se Pique do të qëndrojë pasi beson se ka tejkaluar problemet fizike dhe mund të luftojë për pozitën e titullarit.

Barcelona pritet të afrojë emra si Andreas Christensen, Cesar Azpilicueta, por edhe Kalidou Koulibaly. /Lajmi.net/