Xavi i qartë: Duhet të kualifikohemi në Champions League – krijuam raste por nuk shënuam

Xavi Hernandez ka dhënë komentet e tij pas humbjes ndaj Cadiz.

Sport

18/04/2022 23:30

Barcelona ka pësuar një tjetër humbje në ‘Camp Nou’, kësaj radhe në përballje me skuadrën e Cadiz.

Pas ndeshjes, Xavi nuk dukej edhe shumë i lumtur. Ai ka bërë të ditur se objektiv i domosdoshëm është kualifikimi në Champions League.

“Humbëm një finale, tani kemi shtatë të tjera. Duhet të kualifikohemi në Champions League për sezonin tjetër”, ka thënë Xavi, transmeton lajmi.net.

“Ne krijuam shumë shanse për të marrë tri pikët, por nuk i konkretizuam. Ne duhet të jemi vetkritikë, dhe të ndryshojmë këtë dinamikë negative. Sigurisht, mungesa e disa lojtarëve vërehet”, tha ai mes tjerash.

Barcelona numëron 60 pikë në pozitën e dytë në tabelë. Numrin e njëjtë të pikëve e kanë edhe Sevilla e Atletico, por Barca ka një ndeshje më pak të luajtur. /Lajmi.net/