Xavi i jep edhe një mundësi Trincaos?

Xavi Hernandez pritet t’i jap edhe një mundësi portugezit Francisco Trincao.

Sport

12/06/2022 18:30

E ardhmja e Trincao vazhdon të jetë akoma e paqartë, me lojtarin që vazhdon të jetë në udhëkryq.

Xavi dëshiron të dijë më shumë për lojtarin dhe të shoh nëse në paraqitjet e fazës para-sezonale përshtaten me planet e tij, përcjell lajmi.net.

Barcelona gjithsesi vazhdon të jetë e hapur për të dëgjuar ofertat që vijnë për anësorin portugez.

Katalanët janë gati të lëshojnë kartonin e Trincao për një shumë që kalon 18 milionë eurot.

Benfica, Sporting Lisbona dhe Valencia kanë treguar interesim për Trincao. /Lajmi.net/