Xavi i ‘frikësohet’ Realit: Ata janë mësuar me rikthime

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka dalë në konferencë për shtyp përpara ndeshjes ndaj Realit. Real Madridi nesër udhëton në ‘Camp Nou’ në kuadër të ndeshjes së dytë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit. Ndeshja e parë në ‘Santiago Bernabeu’ u mbyll 1:0 në favor të kalatanasve, transmeton lajmi.net. E lidhur me këtë takim ka…

Sport

04/04/2023 12:20

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka dalë në konferencë për shtyp përpara ndeshjes ndaj Realit.

Real Madridi nesër udhëton në ‘Camp Nou’ në kuadër të ndeshjes së dytë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.

Ndeshja e parë në ‘Santiago Bernabeu’ u mbyll 1:0 në favor të kalatanasve, transmeton lajmi.net.

E lidhur me këtë takim ka komentuar trajneri i Barçës, duke thënë që Reali janë mësuar me rikthime.

“Madridi mund të vijë nesër dhe ata mund t’ju mundin, ata janë mësuar me rikthimet. Ata janë të preferuarit”, tha fillimisht Xavi.

Trajneri tha që pret një ndeshje të vështirë ndaj Realit.

“Ata janë më të etur për hakmarrje, do të preken duke humbur tre klasike. Ata gjithmonë konkurrojnë dhe më shumë kundër Barçës. Nuk do të jetë e lehtë. Përfytyroj një lojë e komplikuar”, vazhdoi më tej trajneri.

Xavi komentoi edhe lidhur me strategjinë e klubit mbretëror.

“Unë mendoj se një Madrid agresiv, i cili do të dojë të na marrë topin. Në Kupë atje ata ishin superiorë dhe kjo është ajo që ne nuk duam. Ne duam t’i nënshtrojmë ata në fushën e tyre, por ka një ekip të madh përpara. Unë kërkoj personalitet”, përfundoi ai.

Kujtojmë që ndeshja Barcelona – Real Madrid zhvillohet nesër (e mërkurë), nga ora 21:00./Lajmi.net/