Xavi gëzon tifozët e Barcelonës para “El Classico”, flet për Lewandowskin dhe situatën me të lënduarit

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka folur për media përpara El Classico. Ata do të përballen me Real Madridin me gjashtë lojtarë të lënduar deri më tani, edhe pse pesë prej tyre janë në kuadër të rikthimit, përcjell lajmi.net. Raphinha, Robert Lewandowski, Frenkie de Jong, Pedri dhe Jules Kounde ishin të gjithë të pranishëm në…

Sport

27/10/2023 13:28

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka folur për media përpara El Classico.

Ata do të përballen me Real Madridin me gjashtë lojtarë të lënduar deri më tani, edhe pse pesë prej tyre janë në kuadër të rikthimit, përcjell lajmi.net.

Raphinha, Robert Lewandowski, Frenkie de Jong, Pedri dhe Jules Kounde ishin të gjithë të pranishëm në seancën e fundit stërvitore të Barcelonës përpara El Clasico të premten, por vetëm Leëandoëski pritet të jetë pjesë e skuadrës.

Xavi refuzoi të përjashtonte asnjë nga lojtarët e tyre, përfshirë Pedri.

“Të gjithë duan ta detyrojnë veten të luajnë. Por stafi stërvitor nuk dëshiron të detyrojë askënd. Ata janë të përkushtuar ndaj ekipit. Shihemi nesër” – tha Xavi.

“Nuk do të jap asnjë sugjerim për formacionin, por Lewandowski është mirë”, shtoi ai.

Barcelona dhe Real Madridi do të ballafaqohen të shtunën nga ora 16:15 në kuadër të La Liga./Lajmi.net/