Xavi e do vetëm Barcelonën, refuzoi Borussia Dortmundin dhe Kombëtaren e Brazilit

Trajneri Xavi Hernandez ka shijuar një pushim me familje në Kataluni që nga e hëna, pas një suksesi të jashtëzakonshëm me Al Sadd.

Sport

19/05/2021 10:04

Me tre tituj këtë edicion, Xavi ka bërë që të shihet si favoriti për t’u bërë trajner i Barcelonës në edicionin e ardhshëm, në rast që presidenti Joan Laporta vendos ta shkarkojë Ronald Koemanin, transmeton lajmi.net.

E ardhmja e Koeman në dyshime

Fjala e fundit për të ardhmen e Koeman do vendoset nga presidenti i bluagranasve.

Në “Camp Nou” plotësisht pranojnë se Xavi ka mjaftueshëm personalitet dhe eksperiencë për të qenë në krye të projektit të radhës.

Xavi rinovoi me Al Sadd deri në vitin 2023, por me klauzolë lirimi që të largohet falas në rast që Barcelona e fton.

Disa javë para se të nënshkruante me klubin nga Katari, sipas AS, Xavni pranoi ofertë interesante nga Borussia Dortmund që të bëhet trajner për tri edicionet e ardhshme.

Brazili e telefonoi Xavin

Pos klubit gjerman, tjetër thirrje që e befasoi edhe Xavin ishte nga Federata e Futbollit të Brazilit, që i ofruan mundësinë të jetë asistent i Tites në Kupën e Botës “Katar 2022”, ndërsa pastaj të bëhet trajner pas Kupës së Botës.

Xavi pavarësisht që ishte falënderues, refuzoi të dy ofertat ngase në listë ka vetëm dy klube: Al Sadd dhe Barcelona.

Mbetet të shihet në edicionin tjetër, se cila skuadër do drejtohet nga ish mesfushori spanjoll./Lajmi.net/