Xavi: Barcelona nuk është favorit për La Liga, por mund të fitojë çdo titull

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez thotë se skuadra e tij nuk është favorit për titullin e Ligës në sezonin 2022-2023, por pranon se ata mund të fitojnë çdo titull në dispozicion të tyre. Gjigantët katalanas shijuan një fundjavë produktive, me fitoren e tyre 3-0 në shtëpi ndaj Sevillas që erdhi pas një disfate shokuese 1-0…

Sport

06/02/2023 10:06

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez thotë se skuadra e tij nuk është favorit për titullin e Ligës në sezonin 2022-2023, por pranon se ata mund të fitojnë çdo titull në dispozicion të tyre.

Gjigantët katalanas shijuan një fundjavë produktive, me fitoren e tyre 3-0 në shtëpi ndaj Sevillas që erdhi pas një disfate shokuese 1-0 për rivalët, Real Madridin jashtë në Mallorca.

Barça tani kanë tetë pikë më shumë në krye të tabelës, ndërsa po kalon edhe në raundin eliminator të play-off-it të Ligës së Evropës dhe gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit, me Xavi që shpreson se skuadra e tij mund të vazhdojë të konkurrojë në shumë fronte këtë sezon.

“Unë e shoh veten si kandidatë për të fituar ligën, por favorit është gjithmonë kampioni në fuqi. Është Madridi dhe ne nuk mund ta ulim intensitetin në asnjë moment. Ky ekip ka kapacitetin për të fituar çdo titull për të cilin po garojmë. Por nuk mund ta themi vetëm, por duhet ta tregojmë. Fjalët nuk thonë asgjë. Ka pasur rikthime të çmendura në La Liga më parë. Ne duhet ta shmangim atë me çdo kusht. Unë ende nuk mendoj se ne jemi favoritët për La Liga. Jemi vetëm në shkurt dhe kemi ndeshje të vështira në vazhdim. Euforia është e bukur, por duhet të jemi të kujdesshëm”, tha trajneri i ‘Blaugrana’.

Barcelona do të rikthehet në aksion të dielën e ardhshme kundër Villarreal, me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/