Witsel i ofrohet Juventusit

Axel Witsel është opsion për mesfushën e Juventusit.

Sport

25/08/2021 16:14

Juventusi thuhet se do ta shesë Wenston Mckennie për një çmim rreth 30 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘Sky Sport Italia’, Witsel është njëri ndër opsionet që do të mund ta zëvendësonin Mckennien te “Zonja e Vjetër”.

Futbollisti ka kontratë me Borussia Dortmund deri në qershor të vitit 2022, dhe ende nuk ka vendosur ta rinovojë atë.

Çmimi i mesfushorit llogaritet të jetë rreth 10 milionë euro, dhe ‘Bianconerët’ do të konsiderojnë seriozisht transferimin e tij nëse Mckennie shitet.

Gjiganti italian ka siguruar shërbimet e Manuel Locatellit pak ditë më para duke përforcuar mesfushën. /Lajmi.net/