Williams pyetet nëse Surroi i kishte thënë se u kërcënua nga Thaçi në Rambuje: Asnjëherë, Veton Surroi nuk më ka thënë asnjëherë
Dëshmitari i dytë i Mbrojtjes së Thaçit, Paul Williams, u paraqit sot në sallën e gjyqit. Williams ka qenë i angazhuar si këshilltar ligjor i delegacionit kosovar në proceset e Rambujesë për statusin përfundimtar të Kosovës. Në kuadër të pyetjeve që po i bënte mbrojtja e Thaçit, avokati Lluka Misetiq, ai u pyet se sa…

Lajme
Dëshmitari i dytë i Mbrojtjes së Thaçit, Paul Williams, u paraqit sot në sallën e gjyqit.
Williams ka qenë i angazhuar si këshilltar ligjor i delegacionit kosovar në proceset e Rambujesë për statusin përfundimtar të Kosovës.
Në kuadër të pyetjeve që po i bënte mbrojtja e Thaçit, avokati Lluka Misetiq, ai u pyet se sa mirë e njihte Veton Surroin?
“E njihja kogja mirë në shkurt të 1999, që prej asaj kohe e në vazhdim unë kam pasur një marrëdhënie shumë të fortë profesionale e personale me të . Sa për të bërë të qartë raportin time me të”,deklaroi Williams, transmeton lajmi.net.
“A ju ka thënë se është ndjerë i kërcënuar nga Thaçi”,pyeti Misetiq.
“Asnjëherë. Veton Surroi nuk më ka thënë asnjëherë, ose s’më ka lënë të kuptoj në asnjë mënyrë sjellje që do më bënte mua të besoj se ishte i kërcënuar nga Hashim Thaçi, apo nga askush nga delegacioni i shqiptarëve të Kosovës”, theksoi Williams.
“Më pas a të ka thënë që është ndjerë i kërcënuar nga Thaci në Rambuje?”.
“Ai nuk më ka thënë asnjëherë, s’e ka përmendur asnjëherë se është ndjerë i kërcënuar nga Hashim Thaçi në Rambuje”,deklaroi ai./Lajmi.net/