Wilder: Kam bërë mjaftueshëm për t’u përfshirë në “Hall of Fame”

Deontay Wilder ka folur në lidhje me dëshirën e tij për të qenë i përfshirë në rendin e boksierëve më të mirë të të gjitha kohërave. “Bronze Bomber” mendon se ka bërë mjaftueshëm për ta marrë këtë epitet, që aktualisht i mungon. Amerikani ka një karrierë të bujshme, ku, nga të gjithë kundërshtarët, ishte vetëm…

Sport

22/09/2022 16:47

Deontay Wilder ka folur në lidhje me dëshirën e tij për të qenë i përfshirë në rendin e boksierëve më të mirë të të gjitha kohërave.

“Bronze Bomber” mendon se ka bërë mjaftueshëm për ta marrë këtë epitet, që aktualisht i mungon.

Amerikani ka një karrierë të bujshme, ku, nga të gjithë kundërshtarët, ishte vetëm Tyson Fury ai që e mposhti dy herë.

Nga 45 përballje në total, ai ka 42 fitore, dy humbje dhe një barazim, transmeton lajmi.net.

Falë këtyre statistikave, ai mëton ta zë një vend, edhe formalisht, në mesin e më të mirëve të të gjitha kohërave në këtë sport.

“Unë jam një Hall of Famer tani,” tha Wilder për BoxingScene.com.

Unë tashmë e di që kur të mbarojnë ato pesë vite dhe të mbaroj garat, jam automatikisht në Hall ofe Fame të boksit, pa pyetje. Nëse jo, do të habitem shumë”, shtoi tutje ai.

Të futurit aktualë në Hall of Fame,  në kategorinë e peshave të rënda, përfshijnë: Muhammad Alinë, Mike Tysonin, Lennox Lewisin, George Foremanin, Joe Frazierin, vëllezërit Klitschko dhe Evander Holyfieldin. /Lajmi.net/