WhatsApp paralajmëron se do t’i mbrojë përdoruesit nga lajmet e rreme

WhatsApp Service, e cila është në pronësi të Facebook, po teston një tipar të ri që do t'i lejojë përdoruesit të shohin sa herë që mesazhi i tij është përcjellë në biseda të tjera.

Auto & Tek

25/03/2019 16:21

Përditësimi beta në versionin 2.19.80 përfshin një veçori të re që i lejon përdoruesit të shohin sa herë u dërgua i njëjti mesazh që ata morën.

Për të marrë këtë informacion, përdoruesi duhet të përcjellë mesazhin e marrë, të hapë seksionin e tij për ta parë këtë mundësi.

Një mesazh që është dërguar pesë ose më shumë herë do të marrë një njoftim me një mesazh “shpesh e dërguar”.

WhatsApp shton këtë funksion për të ndihmuar përdoruesit të shohin nëse një mesazh rrezikon privatësinë e tyre.

Disa mesazhe që transmetohen shumë herë mund të cilësohen si lajme të rreme. /Lajmi.net/