Whatsapp edhe një modifikim për fundvit, kësaj here për ata që e përdorin atë në PC

Përdoruesit e WhatsApp që preferojnë të përdorin platformën në PC gjithashtu do të jenë në gjendje të shikojnë video direkt brenda aplikacionit, në vend që të kontrollojnë për një aplikacion apo faqe të palës së tretë.

Auto & Tek

25/12/2018 23:01

Të gjithë përdoruesit e WhatsApp tani do të jenë në gjendje të përdorin mënyrën “Picture-in-Picture”, sipas një raporti nga WABetaInfo. Kjo tani ka filluar të futet në funksionin për versionin WhatsApp Web, i disponueshëm vetëm në PC, shumë shpejt pasi u fut në aplikacionin Android, transmeton lajmi.net.

Kjo veçori do të jetë në dispozicion në tërë botën përgjatë javëve të ardhshme.

Për ata që mendojnë të përdorin mënyrën PiP nëpërmjet WhatsApp Web, ja çfarë duhet të bëni.

Kontrolloni versionin më të fundit të WhatsApp Web: Para se ta provojnë funksionin, përdoruesit e WhatsApp Web duhet të kontrollojnë versionin e platformës desktop. Raporti pohon se modaliteti PiP është futur në WhatsApp Web të versionit 0.3.1846.

Kjo mund të kontrollohet duke kaluar përmes WhatsApp Web> Settings> Help. /Lajmi.net/