“Ditët e Forcës” FSK hap sot kazermat për qytetarët, prezanton kapacitetet ushtarake

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) hap sot dyert e kazermave për qytetarët, me rastin e shënimit të “Ditës së Forcës”. Aktiviteti tradicional do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 13:30, duke u mundësuar qytetarëve të njihen nga afër me pajisjet ushtarake, kapacitetet operacionale dhe punën e pjesëtarëve të Ushtrisë së Kosovës. Sipas njoftimit…

Lajme

27/11/2026 08:46

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) hap sot dyert e kazermave për qytetarët, me rastin e shënimit të “Ditës së Forcës”.

Aktiviteti tradicional do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 13:30, duke u mundësuar qytetarëve të njihen nga afër me pajisjet ushtarake, kapacitetet operacionale dhe punën e pjesëtarëve të Ushtrisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të FSK-së, kazermat do të jenë të hapura për vizitorët në Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Istog, Mitrovicë, Pomozotin, Prishtinë dhe Prizren.

Në kazermën “Adem Jashari” pritet të marrin pjesë edhe udhëheqësit e lartë shtetërorë.

FSK-ja ka ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e aktiviteteve festive, të organizuara në nderim të Ushtrisë së Kosovës.

Njoftimi i plotë i FSK-së:

27 NËNTOR – “DITA E FORCËS”

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizojë “Ditën e Forcës” më 27 Nëntor nga ora 10:00-13:30.

Dita e Forcës do të jetë e hapur për vizitorët të cilët do të kenë mundësinë të shohin nga afër kapacitetet ushtarake, pajisjet dhe personelin të cilët do të jenë aty për ju.

Të gjithë qytetarët janë të mirëpritur të vizitojnë kazermat e FSK-së në:

Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Istog, Mitrovicë, Pomozotin, Prishtinë, Prizren.

Ndërsa në kazermën “Adem Jashari” prezentë do të jenë udhëheqësit e lartë shtetëror.

Ejani të festojmë së bashku Ditën e Forcës- Ditën e Ushtrisë.