Çfarë duhet të bëni nëse iu zë korenti?
Shoku elektrik ndodh kur njeriu bie në kontakt me rrymën elektrike.
Lifestyle
Na ndodh të gjithëve. Jemi këmbëzbathur në kuzhinë, prekim tenxheren në zjarr dhe na zë korenti, shkruan “AgroWeb”.
Korenti mund t’ju zëjë edhe nëse jeni duke prekur pajisje të ndryshme elektrike ose edhe në punë, e në disa raste duke ju rrezikuar jetën, transmeton lajmi.net.
Çfarë Është Shoku Elektrik?
Shoku elektrik ndodh kur njeriu bie në kontakt me rrymën elektrike.
Elektriciteti mund të përçohet nga një pikë hyrëse në një pikë dalëse të trupit. Shoku elektrik ndodh gjatë kontaktit me një prizë, makineri, pajisje apo kabëll elektrik.
Lëndimi që pëson njeriu mund të jetë i lehtë por në disa raste edhe i rëndë.
Lëndimet E Mundshme Nga Shoku Elektrik
Njeriu mund t’i shpëtojë shokut elektrik pa asnjë lëndim, por ka shumë raste që në varësi të kohëzgjatjes, dëmi është i rëndë.
Djegia e lëkurës është një prej lëndimeve më të vogla që pëson njeriu kur e zë korenti.
Thyerja e kockave është një tjetër pasojë e shokut elektrik.
Kockat thyen si pasojë e kontraktimit të muskujve nga rryma e beftë elektrike që përçohet në trup.
Një shok i tillë mund të shkaktojë edhe një arrest kardiak dhe njeriut i duhet dhënë menjëherë ndihma e shpejtë për të mbajtur zemrën në punë dhe lehtësuar frymëmarrjen.
Personi që jep ndihmën e shpejtë, duhet të sigurohet që njeriu të cilin e ka zënë korenti, është i çliruar prej korentit plotësisht.
Rastet Kritike Kur Duhet Të Shkoni Tek Mjeku
Në shumicën e rasteve nëse rryma elektrike që derdhet në trupin e njeriut është nën 500 volt, atëherë trupi nuk ka pësuar asnjë dëm.
Ka rrethana të tjera kur njeriu duhet të kërkojë menjëherë ndihmë tek mjeku.
Bëhet fjalë për:
- Gratë që kanë kaluar javën e 20-të të shtatzanisë,
- Personat që kanë mbi pesë vjet që kanë kryer vaksinën e gripit,
- Personat të cilëve u ka rënë të fikët dhe nuk zgjohen dot.
- Personat që pësojnë mpirje të zonave të trupit,
- Personat që pësojnë paralizë,
- Personat që pësojnë luhatje të shikimit, dëgjimit apo të folurës,
- Personat që e kanë të vështirë të marrin frymë,
- Personat që ndiejnë dhimbje në kraharor.
Në rastet e lartmpërmendura, konsulta me mjekun është e një rëndësie të madhe dhe mund t’ju shpëtojë jetën.
Si Mund Të Jepni Ndihmën e Parë Pas Shokut Elektrik Të Një Voltazhi Të Lartë
Fikni automatin dhe sigurohuni që personi i prekur nuk po kalon asnjë shok elektrik.
Gjëja e parë që duhet të bëni është të telefononi në numrin e urgjencës 112.
Rezistoni nga dëshira për të ndihmuar sepse, nëse rryma vazhdon në trupin e personit të lënduar, edhe ju mund të pësoni një shok elektrik.
Mos e lëvizni atë nga vendi i rrëzimit, sepse lëvizja mund të përkeqësojë lëndimin.
Kontrolloni pulsin e personit që ka humbur ndjenjat dhe verifikoni nëse ai merr frymë.
Nëse personi nuk merr frymë, filloni të kryeni reanimimin kardio-pulmonar (CPR), por vetëm nëse dini ta bëni atë siç duhet.
Kontrolloni trupin për ndonjë të djegur dhe pastrojeni plagën me garzë. /Lajmi.net/