“Werner do jetë i uritur për Euro, do na tregojë kush është në të vërtetë”

Mbrojtësi Jerome Boateng beson se bashkëkombësi Timo Werner do shkëlqejë në Kampionatin Evropian 2020.

Sport

09/06/2021 14:43

Werner ka kaluar një sezon me ulje dhe ngritje, derisa në fund ia doli t’i ndihmojë klubit anglez të fitojnë Ligën e Kampionëve, përcjellë lajmi.net.

Sidoqoftë, pavarësisht kritikave të shumta, Boateng beson se gjermani do shkëlqejë në “Euro 2020”.

“Timo ka ndryshuar shtet, klub, luan në ligë të re. Nuk është e lehtë. Ka shënuar gola, asistuar, ishte prezent, kaloi shumë dhe tani ka fituar Ligën e Kampionëve”.

“Për mua, ishte edicion pozitiv me të zakonshmet ngritje dhe zbritje. E ka bërë më të fortë dhe ka mësuar nga ajo”.

“Në Euro, do shohim një tjetër Timo Werner, një Timo të uritur. Një Timo me më shumë arrogancë, sepse sapo ka fituar Ligën e Kampionëve. Ai do të na tregojë kush është në të vërtetë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Gjermania gjendet në një grup mjaftë të vështirë me Francën, Portugalinë dhe Hungarinë./Lajmi.net/