Wenger: Në vitin 2003 e kishim në dorë Yaya Touren
Arsene Wenger, trajner i Arsenalit, e ka pranuar se njëri prej merakeve më të mëdha që do t’i mbetet gjithmonë në karrierë ishte mungesa e transferimit të Yaya Toure. Ylli nga Bregu i Fildishtë po shkëlqen në fanellën e Manchester Cityt, e me të cilin do të përballet ekipi i tij të shtunën në Premierligë.…
Sport
Arsene Wenger, trajner i Arsenalit, e ka pranuar se njëri prej merakeve më të mëdha që do t’i mbetet gjithmonë në karrierë ishte mungesa e transferimit të Yaya Toure.
Ylli nga Bregu i Fildishtë po shkëlqen në fanellën e Manchester Cityt, e me të cilin do të përballet ekipi i tij të shtunën në Premierligë.
“E kishte një marrëveshje me ne në vitin 2003, por nuk dëshironim ta merrnim dhe ai shkoi në Ukrainë. Duhej të prisnim për pasaportën e tij dhe ai preferoi të shkonte në Metalurh Donetsk, ku nuk i nevojitej”, deklaroi trajneri francez.
Më pas, Toure bëri eksperiencë të jashtëzakonshme në Barcelonë, ku fitoi gjithçka, për t’u transferuar më pas në Manchester City, ku është njëri prej futbollistëve më të rëndësishëm.