Wenger lavdëron Arsenalin
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se ishte optimist se skuadra e tij do të shënonte fitore kundër Manchester Cityt. Por, ai lavdëron ekipin për paraqitjen në barazimin 1:1 në Emirates. “Në pjesën e dytë ne e kontrolluam ndeshjen por nuk arritëm të shënonim golin e dytë. Ishte një ndeshje e mirë mes dy…

Sport
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se ishte optimist se skuadra e tij do të shënonte fitore kundër Manchester Cityt.
Por, ai lavdëron ekipin për paraqitjen në barazimin 1:1 në Emirates. “Në pjesën e dytë ne e kontrolluam ndeshjen por nuk arritëm të shënonim golin e dytë. Ishte një ndeshje e mirë mes dy ekipeve kualitative dhe shumë e baraspeshuar”, deklaroi ai.
“Isha optimist se mund të fitonim por pas asaj që kemi kaluar, ishte me rëndësi të mos bëjmë gabime në mbrojtje”.
“Ajo që ka ndodhi javën e kaluar ishte një ankth dhe përveç kësaj ne shënuam një autogol kundër Swanseas andaj zhveshtorja ishte pak sa e zbehtë të martën mbrëma. Andaj, dua të lëvdoj ekipin për mënyrën si është përgjigjur sot dhe treguam kualitete të veçanta mendore. Kam një skuadër fantastike për të punuar”.