Wenger ‘godet’ Mourinhon

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger i është kundërpërgjigjur ngacmimeve të fundit të homologut të tij nga Chelsea, Jose Mourinho.

Sport

01/05/2015 11:52

Arsene Wenger i është kundërpërgjigjur ngacmimeve të fundit të Jose Mourinhos duke sugjeruar se menaxheri i Chelseas ka mungesë respekti për homologët e tij.

Strategu portugez me Blues pritet të shpallet kampion këtë fundjavë, ndërsa së fundmi ngacmoi Arsenalin për humbjen nga Monaco në Emirates.

Por, Wenger ka një këshillë për të.

“Gjëja më e rëndësishme për menaxherët është ta respektojnë njëri tjetrin dhe disa njerëz duhet të përmirësohen në këtë aspekt”, deklaroi Wenger i pyetur për ngacmimet e Mourinhos.

“Secili jeton me problemet e tij të brendshme dhe unë jetoj me të mijat, kjo është e mjaftueshme”, u shpreh ai.