VW Scirocco R

Në vitin 1974 Pikërisht 40 vjet më parë, gjenerata e parë VW Scirocco bëri debutimin e saj në Gjenevë International Motor Show. Një makinë Coupe për të gjithë ata që e duan performancën dinamike, tani elegant dhe një makinë sportive.

Auto & Tek

31/08/2015 15:28

Volkswagen tani paraqet për herë të parë në Gjenevë gjeneratën e fundit të ikonës e cila ka shitur më shumë se një milion makina.
Dizajni formon bazën vizuale për paketën e përgjithshme sportive të Volkswagen Scirocco,me pjesën e pasme karakteristike, fundi mbresëlënëse dhe përmasat e saj tërheqëse të një makine Coupe.

Ngjashëm me të jashtmen, brendia e VW Scirocco R është shënuar nga dora e Volkswagen R GmbH. Tani kjo makinë ka karakteristika të individualizuara ku përfshinë një logo “R” e qepur dhe e dekoruar në kristal.

Tradicionalisht ka ulëse sportive nga lëkura, po ashtu ka një timon multifunksional si dhe pedalet nga çeliku. Të gjitha modelet e reja janë shumë ekonomik, duke reduktuar deri në 19% harxhimet e karburantit.

Një përmbledhje e motorëve me të dhënat e performancës, rritjet e performancës dhe vlerave të konsumit (me një marsh prej 6 shpejtësive manual) është paraqitur më poshtë:

Motori 1.4 TSI 92 kW, ka 125 kuaj fuqi, ndërsa harxhon për 100 km 5.4 litra. Motori 2.0 TDI 110 kW me 150 kuaj fuqi, për 100 km harxhon 4.1 litër.

Volkswagen Scirocco R tani është në tregun evropian, ndërsa gjatë muajve të ardhshëm pritet të del në tregjet e jashtme si Kina, Argjentina, Turqia, Australia, Rusia… etj.