VV ia vazhdon këtë pozitë Arben Vitisë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të vazhdojë që të jetë koordinator i Degës së VV-së në Prishtinë.

Lajme

15/01/2022 13:41

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Vetëvendosje, shkruan lajmi.net.

Nga ky subjekt politik kanë njoftuar se ndryshime kanë bërë në 33 qendra të VV-së në Kosovë dhe në mërgatë.

Ndërkaq ndryshime pritet të bëhen edhe në 10 qendra të tjera.

Në krye të Qendrës së VV-së në Prishtinë, Arben Vitia është që nga viti 2018.

Që nga viti 2010, ai është aktivist në LVV e ku fillimisht ka qenë i angazhuar dhe ka drejtuar Komitetin për Shëndetësi. /Lajmi.net/