VV 52 deputetë, PDK merr 20 deputetë dhe LDK merr 19 ulëse

Sipas EXIT-POLL të PIPOS dhe Klan Kosova, Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet e sotme me 41,8 për qind dhe merr 52 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Lajme

14/02/2021 19:08

E dyta me numër të ulëseve në Kuvend është Partia Demokratike e Kosovës me 20 ulëse, shkruan lajmi.net.

Lidhja Demokratike e Kosovës merr 19 ulëse dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës merr 9 ulëse.

Komunitetet Pakicë marrin 20 ulëse në Kuvendin e Kosovës. /Lajmi.net/