AAK nuk merr pjesë në seancën për Presidentin, Haradinaj: Është lëvizje e bërë pa konsultë, pa dakordim dhe pa marrëveshje
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur sot para se të nis seanca e tretë për zgjedhjen e Presidentit. Ai ka thënë se AAK ka qenë e përjashtuar nga bashkëpunimi për të gjetur një zgjidhje. “Ne realisht na kanë përjashtu prej bashkëpunimit me gjet një zgjidhje. Nëse do të kishim qenë pjesë e procesit nga…
Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur sot para se të nis seanca e tretë për zgjedhjen e Presidentit.
Ai ka thënë se AAK ka qenë e përjashtuar nga bashkëpunimi për të gjetur një zgjidhje.
“Ne realisht na kanë përjashtu prej bashkëpunimit me gjet një zgjidhje. Nëse do të kishim qenë pjesë e procesit nga fillimi do të kishim mujt me ndihmu. Ajo që është me rëndësi është që të mos vazhdohet me shkelje të Kushtetutës, të votohet pa kuorum sepse kjo na qon në një drejtim të rrezikshëm”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka treguar se nuk do të marrin pjesë as në seancën e orës 19:00.
“Nuk do të jemi pjesë e seancës, është një lëvizje që është bërë pa konsultë, pa dakordim pa asnjë marrëveshje”, ka thënë ai.
Haradinaj është pyetur për gjuhën e ashpër të Kurtit në konferencën e sotme të tij për media, ndërsa ka thënë se që një kohë nuk i shikon fjalimet e Kurtit. /Lajmi.net/