Dugolli: Opozita të marrë pjesë në seancë dhe të pranoj rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit – Me këso bllokada nuk rrëzohet Qeveria Kurti
Deputeti i VV-së, Enver Dugolli sot para se të filloj seanca e tretë për zgjedhjen e Presidentit ka folur para mediave. Ai ka thënë se Feride Rushiti është një përfaqësim i denjë për qytetarët dhe Republikën e Kosovës, dhe se nuk ka qenë asnjëherë në VV. “Prandaj, do të duhej të ishim gjithë bashkë që…
Lajme
Deputeti i VV-së, Enver Dugolli sot para se të filloj seanca e tretë për zgjedhjen e Presidentit ka folur para mediave.
Ai ka thënë se Feride Rushiti është një përfaqësim i denjë për qytetarët dhe Republikën e Kosovës, dhe se nuk ka qenë asnjëherë në VV.
“Prandaj, do të duhej të ishim gjithë bashkë që ta zgjidhnim këtë çështje. Mirëpo, kjo po tregon që partitë opozitare asnjëherë se kanë pas problemin e zgjidhjes së Presidentit, për ta është e vetmja mundësi për ta bllokuar shtetin, Qeverinë dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
Ai ka mohuar se mbajtja e seancës dje ka shkelur Kushtetutën.
“Thirrja e seancës është për të gjithë deputetët, është dërgu dhe ka thirrje të vazhdueshme nga kryetarja e Kuvendit dhe askush nuk po shkel Kushtetutën, procedurën as rregullat. Është krejtësisht e pabazë kjo akuzë, edhe njëherë i ftoj deputetët që të vijnë dhe të debatojnë e të marrin vendime të rëndësishme për Republikën e Kosovës”, ka thënë Dugolli.
Ai është pyetur nga gazetarët se pse ata kishin të drejtë të mos merrnin pjesë në seancë ku po zgjidhej Atifete Jahjaga Presidente ndërsa tani sipas tyre opozita duhet patjetër të marrë pjesë.
“Ju po ktheheni shumë kohë mbrapa, tjetër kontekst, tjetër kohë e tjetër rrethana. Unë mendoj që 51.1% i rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit ky është problemi por ne nuk mund ta ndryshojmë ky është vullneti i qytetarëve. Sa më herët që opozita ta pranoj këtë rezultat dhe ta dinë që nuk mund ta rrëzojnë Qeverinë Kurti me kësi bllokada aq më mirë”, ka thënë Dugolli. /Lajmi.net/