Vuçiqi për Radojiçiqin: Ai jeton në Kosovë, çfarë ka për t’u diskutuar?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar video-mesazhin e bashkë-pjesëmarrësit në evente politike të tij, Milan Radojiçiq, duke thënë se nuk ka kuptuar se çfarë do të thotë me to.

Lajme

06/07/2022 15:18

Vuçiq, siç raportojnë mediet serbe, ka thënë se Radojiçiq jeton në Kosovë dhe nuk ka gjë për t’u diskutuar, përcjell lajmi.net.

“Nuk më intereson se cili është mesazhi, pyesni atë. Ata thonë se ai ka bërë një foto në Leposaviq dhe ka thënë se është kthyer. Po, po, ai jeton në Kosovë, çfarë ka për t’u diskutuar?”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq më tej ka thënë se Radojiçiq mund të jetojë ku të dojë. /Lajmi.net/