“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga një kontejner”
Gazeta serbe “Danas” ka shkruar të dielën se i është dobësuar roli i presidentit Alekandar Vuçiq në Kosovë. Duke përmendur paralajmërimin e tij se do t’i takojë serbët e Kosovës në Rashkë pas zbatimit të Ligjit për të Huajt nga ana e Kosovës, “Danas” ka shkruar se Vuçiq më herët shkonte në Kosovë pa pengesa,…
Lajme
Gazeta serbe “Danas” ka shkruar të dielën se i është dobësuar roli i presidentit Alekandar Vuçiq në Kosovë.
Duke përmendur paralajmërimin e tij se do t’i takojë serbët e Kosovës në Rashkë pas zbatimit të Ligjit për të Huajt nga ana e Kosovës, “Danas” ka shkruar se Vuçiq më herët shkonte në Kosovë pa pengesa, kurse tash do t’i takojë qytetarët serbë në një kontenier në kufi.
Tutje thuhet se kjo tregon se sa kanë ndryshuar rrethanat politike dhe institucionale, duke shkruar se me përformancën e tij të tipit joradikal, po përpiqet t’i demoralizojë serbët plotësisht.
Vuçiq të enjten, derisa qenë i ftuar në RTS, duke komentuar Ligjin për të huajt, i cili hyn në fuqi më 15 mars, sipas “Danasit” njoftoi se javën tjetër do të shkojë dhe do të ulet nga ana e Serbisë qendrore në kontenier dhe do të presë serbët që kalojnë kalimin administrativ për të parë çfarë mund të ndihmohet.
“Ai atëherë theksoi se Ligji është një goditje për arsimin dhe shëndetësinë dhe se problemi mund t’i prekë rreth dhjetë mijë serbë që jetojnë në KIM, rreth 500 profesorë që punojnë në universitetin e Prishtinës të zhvendosur në Mitrovicë, si dhe pak më pak mjekë dhe mësues. Ai njoftoi se takohet me evropianët për të punuar në zgjidhjen e këtij problemi. Dita para hyrjes në fuqi të ligjit, të shtunën, i dërguari special i KE për dialogun Beograd–Prishtinë bisedoi me kryeministrin kosovar Albin Kurti, dhe u arrit një marrëveshje që zbatimi i Ligjit fillon sipas planit, por me disa masa shtesë, përfshirë lëshimin e lejeve nga Qeveria e Kosovës për periudhën fillestare prej 12 muajsh për punëtorët dhe studentët serbë. Me një marrëveshje të tillë, qeveria në Serbi është e kënaqur, si dhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar, ndërsa Vuçiq, duke pritur të shohë si do të zhvillohet situata më tej, përsëri njofton takime me serbët pas rreth dhjetë ditësh”, shkruan “Danas”.
“Nuk ka zgjidhje të mira dhe të lehta, por ky është lehtësim për ta. Është arritur një model, i di detajet teknike. Brenda shtatë deri në 10 ditë do të shkoj për të folur me njerëzit tanë në Rashkë”, ka thënë Vuçiqi të shtunën.