Të Infektuar: 67.469

Të Shëruar: 58.919

Të Vdekur: 1.582

Vuçiqi del i gëzuar në aeroport për t’i pritur 1 milion doza të vaksinës kineze

15:43 | 16 Janar 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, të shtunën doli në aeroport për ta pritur ardhjen e 1 milion dozave të vaksinës kineze kundër koronavirusit.

Ai u pa i buzqëshur, pa maskë, bashkë me ambasadoren e Kinës në Serbi, duke pritur në aeroport.

Me këtë sasi të madhe të dozave, Serbia bëhet shteti i parë evropian që e pranon vaksinën kineze për program masiv të vaksinimit të popullsisë, shkruan The Guardian.

Agjencia Reuters raportoi se dozat e vaksinës u sollën në aeroportin e Beogradit përmes një aeroplani të kompanisë “Air Serbia”.

“Do të doja t’i falënderoj presidentin Xi Jinping dhe lidershipin kinez që na dërguan një milion doza të vaksinës”, tha Vuçiqi para gazetarëve.