Vuçiq për Kurtin: Ai shet mjegull, kërkon njohjen e Kosovës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është deklaruar sërish për vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin lidhur me targat e automjeteve.

Lajme

23/09/2021 08:10

Vuçiq deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me thirrjet e tij që Serbia të njohë Kosovën “shet mjegull” dhe se të gjitha këto me synimin që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës dhe tha se Prishtina duhet të kthejë çdo gjë në situatën që ishte para 20 shtatorit dhe se vetëm pas kësaj mund të diskutohet.

“Ai u tregon njerëzve që nuk janë të ditur dhe u shet mjegull, por unë kam parë të gjitha llojet e shitësve të mjegullës dhe kjo është arsyeja pse i njoh ata me kilometra. Ai thotë se do të tërheqë masat kur Serbia të njohë Kosovën e pavarur”, shtoi ai.

Ndryshe kryeministri Kurti gjatë ditës së djeshme deklaroi se i vetmi që do incidente lidhur me situatën në mes dy vendeve është presidenti serb.

Kurti poashtu deklaroi se Kosova dhe Serbia duhet që të dyja të njohin targat dhe kësisoj mund të tërhiqen ato provuese dhe të nevojiten vetëm targat e rregullta./Lajmi.net/