Vuçiq në spital ushtarak, në Beograd protestohet kundër tij

E 50-ta protestë me rradhë është mbajtur sot në Beograd kundër presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Lajme

16/11/2019 23:43

Ndonëse ky i fundit është në spital, për shkak të disa problemeve me zemrën, kjo nuk i ka penguar protestuesit që nën moton “Një në pesë milionë”, të rreshtohen për të 50-tën të shtunë me rradhë në sheshet e Beogradit, shkruan lajmi.net.

Njëri nga organizatorët e protestës i uroi Vuçiqit shërim të shpejtë, mirëpo para masës tha se kur ai të dalë nga spitali do t’ia tregojnë atij faktet se pse ai duhet ta lëshojë postin e presidentit.

Në këtë të shtunë, protesta u përqendrua për rastet e dhunës në Serbi, dhe çështjen e sigurisë në përgjithësi në këtë shtet.

Protestat që mbahen çdo të shtunë në Serbi, cak kryesor e kanë dorëheqjen e presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Në këto tubime jo rrallë herë është përmendur edhe Kosova, si njëri ndër dështimet dhe premtimet e parealizuara të presidentit serb. /Lajmi.net/