Vuçiq mohon përgatitjet për konflikt me Kosovën, i përgjigjet Osmanit: Nuk kemi lëvizur asnjë ushtar

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka mohuar se kanë kërcënuar përshkallëzim të konfliktit me Kosovën. Vuçiq gjatë ditës së sotme citohet të ketë thënë nuk e kanë menduar një gjë të tillë. “Nuk kemi ngritur asnjë ushtarë, s’e kemi lëshuar asnjë makineri, asgjë që vjen në mendje, duam të punojmë të ndërtojmë” – citohet se ka…

Lajme

12/07/2025 14:12

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka mohuar se kanë kërcënuar përshkallëzim të konfliktit me Kosovën.

Vuçiq gjatë ditës së sotme citohet të ketë thënë nuk e kanë menduar një gjë të tillë.

“Nuk kemi ngritur asnjë ushtarë, s’e kemi lëshuar asnjë makineri, asgjë që vjen në mendje, duam të punojmë të ndërtojmë” – citohet se ka thënë ai.

Tutje, Vuçiq ka komentuar edhe deklaratat e Osmanit:

“Sa i përket Vjosa Osmanit se po përgatitemi për konflikt, këtë mëngjes kam pasur bisedime zyertare me zyrtarët më të lartë nga DASh që po e vizitojnë Serbinë…A mendoni me të vërtetë se mund t’iu shpëtoni amerikanëve, kinezëve, apo kujtdo tjetër pa e ditur se çfarë po ndodh?”

Gjatë vizitës në ShBA, presidentja Osmani në dy raste ka thënë se pretendimet e presidentit amerikan, Donald Trump janë të vërteta.

Se fundi, gjatë një diskutimi në Hudson Institute, ajo ka thënë se Trump personalisht është marrë me këtë çështje.

Sipas saj, kjo tregon qëllimin e presidentit amerikan për ruajtjen e paqes në rajon.

“Siç e ka thënë Presidenti Trump ai e ka parandaluar një tension, e ka parandaluar një eskalim, atë që Serbia po përpiqej ta bënte në kufirin me Kosovën. Por, ishte angazhimi i tij personal dhe roli i tij që e parandaloi që është një lidership i vërtetë në ruajtjen e paqes”, ka thënë ajo.